Ndërlidhjet

Sulmet ajrore ndërprejnë rrugën e furnizimit të IS-it


Foto arkiv

Foto arkiv

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët ka ndërmarrë 25 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, gjatë 24 orëve të fundit.

Task Forca e Përbashkët, përmes një deklarate për media ka njoftuar se 16 sulme ajrore kanë ndodhur në kufirin në mes të Turqisë dhe Sirisë, ku kurdët kanë zbrapsur grupin militant dhe ua kanë ndërprerë rrugën kryesore të furnizimit.

Ndërkaq, 5 sulme ajrore kanë qenë në afërsi të Tel Abjadit, ku janë goditur 5 njësi të luftëtarëve të IS-it dhe janë shkatërruar 3 makina luftarake.

Forcat siriane kurde më 15 qershor kanë thënë se kanë marrë nën kontroll qytetin nga luftëtarët e IS-it dhe me mbështetjen e sulmeve ajrore të SHBA-ve kanë avancuar tutje dhe tani kontrollojnë rreth 400 kilometra të kufirit në mes të Sirisë dhe Turqisë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në qytetet siriane të Ar Raqqa dhe Kobani.

Ndërkaq, në Irak janë kryer 16 sulme ajrore të cilat kanë pasur për cak njësite taktike, makina ushtarake dhe sisteme raketore të militantëve.

XS
SM
MD
LG