Ndërlidhjet

Talebanët: IS qëndro larg Afganistanit


Foto arkiv
Foto arkiv

Talebanët sot kanë paralajmëruar liderin e grupit militant Shteti Islamik, që të mos bëjë një kryengritje paralele në Afganistan, pas disa raportimeve për dezertime në mesin e talebanëve, të cilët po i bashkohen IS-it.

Në një letër dërguar liderit të IS-it Abu Bakr al-Baghdadi, talebanët kanë insistuar se “xhihadi” (lufta e shenjtë) kundër amerikanëve dhe aleatëve të saj, duke të bëhet nën një flamur dhe një lidershipi të vetëm.

“Emirati Islamik (Taleban) nuk konsideron që shumëllojshmëria e xhihadit sjellë më shumë dobi as për vet xhihadin e as për myslimanët”, thuhet në letrën e nënshkruar nga zëvendëslideri i talebanëve, Mullah Akhtar Muhammad Mansoor.

“Vendimet e tua të marra në distancë, do të bëjnë që IS-i të humb përkrahjen e dijetarëve fetar, muxhahedinëve… dhe në mënyrë që të mbrojmë arritjet e tyre, Emirati Islamik do të detyrohet të veprojë”, thuhet tutje në këtë letër.

Letra, e cila është postuar në ueb faqen e talebanëve, në gjuhët Pashtu, urdu, dari dhe në gjuhën arane, nuk ka saktësuar konkretisht kërcënimet.

Talebanët, muajt e fundit kanë pasur dezertime, ku disa prej kryengritësve të tyre kanë vendosur që të përdorin flamurin e IS-it, duke menduar se ashtu duken më të fuqishëm për të larguar trupat e NATO-s.

XS
SM
MD
LG