Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Gjeorgji


Vërshimet në Tbilisi të Gjeorgjisë

Vërshimet në Tbilisi të Gjeorgjisë

Numri i viktimave nga vërshimi në Tbilisi të Gjeorgjisë është rritur në 19, ka njoftuar qeveria sot, duke shtuar se 17 prej viktimave janë identifikuar.

Ndërkaq, 6 gjeorgjianë janë të zhdukur, përderisa operacionit e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

Shiu i madh që filloi të bie më 13 qershor, bëri që lumi Vere të dalë nga shtrati dhe të vërshoi rrugët e kryeqytetit.

Si pasojë e vërshimeve disa kafshët e kopshtit zoologjik të qytetit, në mesin e tyre tigra, luanë dhe ujqër, ikën nga kopshti.

Disa prej kafshëve janë mbytur nga vërshimet, disa janë qëlluar nga policia, ndërsa disa të tjerë janë kapur dhe janë kthyer në kafazët e tyre.

Autoritetet në Gjeorgji kanë thënë se dëmi nga vërshimet është rreth 44 milionë dollarë.

Bashkimi Evropian, përmes një deklarate për media ka thënë se është “e gatshme që të dërgojë asistencë për të ndihmuar vendin pas kësaj katastrofe natyrore”.

XS
SM
MD
LG