Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë konfirmon vrasjen e numrit 2 të al-Kaidas


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar që numri i dy i al-Kaidas, Nasser al-Wuhayshi, është vrarë nga sulmet ajrore të SHBA-ve në Jemen.

Shtëpia e Bardhë thotë se vrasja e Wuhayshi është një “goditje e rëndë” për grupin al-Kaidas.

“Presidenti ka qenë i qartë kur ka thënë se terroristët që i kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, nuk do të kenë vend të sigurt në asnjë qoshe të globit”, thuhet në deklaratë.

Wuhayshi ishte i dyti në linjën komanduese të al-Kaidas, pas Ayman al-Zawahirit, dhe ishte në listën e personave më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara, për shkak se kishte planifikuar sulme në tokën amerikane.

XS
SM
MD
LG