Ndërlidhjet

logo-print

Thatësira të rrezikshme në Korenë V.


Ilustrim

Ilustrim

Koreja e Veriut po përballet me thatësirat më të këqija në një shekull, të cilat kanë rritur frikën për mungesa të mëtejshme të ushqimit.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan KCNA ka thënë se krahinat kryesore që merren me kultivimin e orizit janë prekur keq dhe se mbi 30 për qind e prodhimit është shkatërruar.

Qindra-mijëra verikoreanë besohet se kanë vdekur nga uria në vitet 1990.

Korrespondentët thonë se këto thatësira mund të jenë po aq vdekjeprurëse për shkak të reformave të fundit bujqësore.

Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara thotë se Koreja e Veriut përballet rregullisht me mungesa të ushqimit dhe se rreth një e treta e fëmijëve në këtë vend janë të kequshqyer.

XS
SM
MD
LG