Ndërlidhjet

Palët në Jemen pajtohen për armëpushim


Sana, Jemen

Sana, Jemen

Palët ndërluftuese në Jemen kanë rënë dakord për nevojën e armëpushimit, porse detajet duhet të diskutohen.

Kështu ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Jemen, Ismail Ould Cheikh Ahmed, i cili ndërmjetëson bisedimet për paqe.

Lufta në Jemen është ndezur pasi rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana, shtatorin e kaluar, dhe kanë detyruar presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi të shkojë në mërgim.

Konflikti ka përshkallëzuar në muajin mars, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka nisur sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi.

XS
SM
MD
LG