Ndërlidhjet

Sanksionet kundër Iranit "nuk lihen në duart e Rusisë...”


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, ka bërë përpjekje të sigurojë Kongresin se sanksionet mund të rivendosen lehtë kundër Iranit, nëse ai nuk kufizon aktivitetin bërthamor në përputhje me marrëveshjen me fuqitë botërore.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se do që sanksionet të rikthehen automatikisht nëse Irani mashtron.

Por, negociatorët rusë dhe iranianë kanë kundërshtuar çdo rivendosje automatike të sanksioneve dhe kanë thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vendosë për rikthimin e tyre, përmes votimit.

Anëtarët e Komitetit të Kongresit për Çështje të Jashtme i kanë thënë ambasadorës Power se druajnë se Rusia dhe Kina mund të përdorin veton, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, për të parandaluar rivendosjen e sanksioneve.

Por, Power i ka siguruar ata se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që rivendosja automatike e sanksioneve “të lihet në duart e Rusisë dhe Kinës”.

Bisedimet e Iranit me fuqitë botërore synojnë arritjen e një marrëveshjeje, në bazë të së cilës, Irani do të kufizonte aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Afati i fundit për këtë marrëveshje është data 30 qershor.

XS
SM
MD
LG