Ndërlidhjet

logo-print

Myslimanëve u kërkohet të dhurojnë organe


Ilustrim

Ilustrim

Spitalet në Britaninë e Madhe u kanë bërë thirrje myslimanëve që të marrin në konsideratë dhurimin e organeve për pacientët që presin transplantimin.

Myslimanët që kanë nevojë për organe, si veshkë ose mëlçi, presin mesatarisht një vit më shumë se jomyslimanët.

Kjo, siç raporton BBC, ndodh për shkak të mungesës së donatorëve që kanë prapavijë të përputhshme etnike.

Ndërsa, arsyeja për mungesën e donatorëve rrjedh nga pasiguria për atë nëse Islami e lejon ose jo dhurimin e organeve pas vdekjes.

Në Britani jetojnë më pak se tre milionë myslimanë.

XS
SM
MD
LG