Ndërlidhjet

Qeveria palestineze e unitetit do të shpërbëhet


Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.

Qeveria palestineze e unitetit do të japë dorëheqje, ka bërë të ditur presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.

Ai i ka thënë fraksionit të tij Fatah se kabineti duhet të shpërbëhet për shkak se rivali i tij, Hamas, nuk do ta lejojë të operojë në Rripin e Gazës, ku Hamasi mban kontrollin.

Disa raporte sugjerojnë se qeveria do të japë dorëheqje brenda orësh.

Kabineti ka bërë betimin qershorin e kaluar, në përpjekje për t’i dhënë fund çarjes së madhe midis Fatahut, që qeveris në Bregun Perëndimor, dhe Hamasit.

Dy palët kanë qeverisur ndaras prejse grupi islamist i Hamasit, i cili ka fituar zgjedhjet në vitin 2006, ka dëbuar Fatahun nga Gaza më 2007.

XS
SM
MD
LG