Ndërlidhjet

Carter dhe Dempsey diskutojnë për Lindjen e Mesme


Dempsey dhe Carter - foto arkivi

Dempsey dhe Carter - foto arkivi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, dhe shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, do të paraqiten sot para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura për të diskutuar strategjinë amerikane në Lindjen e Mesme.

Para dëgjimit, kryetari i Komitetit, republikani Mac Thornberry, ka thënë se “ekziston ndjenja se jemi në një kohë veçanërisht të rrezikshme “ dhe se “politika dhe strategjia amerikane janë joadekuate”.

Carter dhe Dempsey pritet të pyeten për strategjinë e Shteteve të Bashkuara kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS), i cili kontrollon pjesë të mëdha të territoreve në Irak dhe Siri.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA-ja do të dërgojë 450 trupa në një bazë të re në provincën Anbar të Irakut, që do të këshillojnë forcat irakiane.

XS
SM
MD
LG