Ndërlidhjet

Rasti FIFA: Bankat zvicerane raportojnë aktivitete të dyshimta


Ilustrim

Ilustrim

Bankat zvicerane kanë raportuar për aktivitete të dyshimta nëpër llogaritë e Federatës Botërore të Futbollit – FIFA.

Prokurori i përgjithshëm zviceran, Michael Lauber, ka thënë se zyra e tij është duke analizuar një “sasi të madhe” të të dhënave të konfiskuara nga FIFA, në kuadër të hetimeve për korrupsion.

Lauber ka thënë se nuk e përjashton marrjen në pyetje edhe të presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter.

Hetimet mund të çojnë në procese të reja të ofertimit për organizimin e Kupës së Botës më 2018 dhe 2022.

Muajin e kaluar, autoritetet zvicerane dhe ato amerikane kanë ngritur akuza për korrupsion dhe mitmarrje kundër disa zyrtarëve të lartë të FIFA-s, si dhe kanë arrestuar shtatë prej tyre.

Të shtatit janë në paraburgim me kërkesë të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

“Po përballemi me një hetim kompleks, me shumë implikime ndërkombëtare. Ndjekja penale është duke vazhduar dhe do të marrë kohë. Nuk do të ishte profesionale t’ju komunikonim sot një afat të detajuar kohor. Bota e futbollit duhet të ketë durim. Nisur nga natyra e tij, ky hetim do të zgjasë më shumë se 90 minutat legjendarë”, ka thënë Lauber në një konferencë për media.

XS
SM
MD
LG