Ndërlidhjet

Kremlini kundër garës me armë me Perëndimin


Ilustrim
Ilustrim

Kremlini thotë se Rusia nuk dëshiron që të hyjë në një garë të re të armëve me Perëndimin, duke thënë se një gjë e tillë do të dëmtonte ekonominë e vendit.

“Ne jemi kundër çdo gare me armë sepse kjo gjë natyrisht do të dobësonte aftësitë tona ekonomike”, u ka thënë sot gazetarëve ndihmës presidencial Yury Ushakov.

“Në parim ne jemi kundër një gjëje të tillë”, ka shtuar ai.

Duke folur me gazetarët lidhur me konferencën ekonomike që do të mbahet në fund të kësaj jave në Shën Petersburg, Ushakov ka akuzuar NATO-n se “po i afrohet kufive të Rusisë”, duke e shtyrë Moskën që të ndërmarë “masa për të mbrojtur interesin e saj dhe sigurinë e saj”.

Më 16 qershor, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin provokoi shqetësim në Perëndim, pasi njoftoi se arsenalit nuklear të vendit, do t’i shtohen edhe 40 raketa të reja balistike interkontinentale.

XS
SM
MD
LG