Ndërlidhjet

Sondazh: Konfliktet kushtojnë 13% të Bruto Prodhimit Vendor


Refugjatët sirianë duke ikur në Turqi

Refugjatët sirianë duke ikur në Turqi

Një studim i ri thotë se kostoja e konflikteve ka arritur shifër rekord prej 14.3 trilionë dollarë në vitin 2014, shumë kjo e barazvlefshme me 13.4 për qind të bruto produktit të brendshëm të botës.

Në Indeksin për Paqe Globale të vitit 2015, i cili është publikuar sot nga instituti me bazë në Austali për Ekonomi dhe Paqe, thuhet se kjo shumë është e barabartë nëse bëhen bashkë ekonomitë e Brazilit, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Spanjës.

Siria renditet si vendi i fundit me paqe në botë, ndërkaq Islanda vazhdon të kryesojë listën si vendi më me paqe në botë.

Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore tashmë konsiderohen si rajonet më të dhunshme në botë.

Studimi thotë se 180,000 njerëz janë vrarë në konflitet në vitin 2014 krahasuar me 49,000 në vitin 2010.

Shuma për të mbështetur refugjatët dhe personat që zhvendosen brenda shtetit të tyre gjithashtu është rritur për 267 për qind që prej vitit 2008, duke kapur shifrën prej 128 miliardë dollarë, që është niveli më i lartë që prej Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG