Ndërlidhjet

logo-print

Hungaria do ndërtojë mur në kufirin me Serbinë


Migrantët kosovarë duke kaluar ilegalisht kufirin në mes të Serbisë dhe Hungarisë, Foto Arkiv

Migrantët kosovarë duke kaluar ilegalisht kufirin në mes të Serbisë dhe Hungarisë, Foto Arkiv

Hungaria thotë se do të ndërtojë një mur rrethues në kufirin e saj me Serbinë, për të ndaluar fluksin e migrantëve ilegalë.

Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto ka thënë sot se Qeveria ka udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të “fillojë përgatitjen për ndërtimin e murit të lartë 4 metra” përgjatë 175 kilometrave të vijës kufitare me Serbinë.

“Migracioni është njëri prej problemeve më serioze me të cilat po përballet sot Bashkimi Evropian”, tha Szijjarto.

“Shtetet e BE-së janë duke kërkuar një zgjidhje por Hungaria nuk mund të pres më shumë”, ka shtuar ai.

Numri i migrantëve dhe azilkërkuesve që po hyjnë në Hungari, shumica duke kaluar kufirin në jug me Serbinë, është rritur shumë prej gjysmës së dytë të vitit 2014.

Zyrtarët thonë se deri më tani këtë vit rreth 54,000 migrantë kanë hyrë në Hungari, ndërkaq në vitin 2014 kanë qenë 43,000 dhe në vitin 2012 kanë hyrë 2,150 migrantë.

XS
SM
MD
LG