Ndërlidhjet

Përleshje pranë një qendre në Astana


Garda Kombëtare në Kazakistan ka thënë se qindra njerëz janë përfshirë në përleshje pranë një qendre tregtare në kryeqytet, Astana.

Autoritetet thonë se dhuna shpëtheu pasi stafi i sigurimit të qendrës Artyom ia parandaloi një gruaje 30 vjeçare të hendikepuar, që të kërkojë lëmoshë brenda dhe jashtë ndërtesës.

Policia kazake thotë se në këtë ngjarje janë arrestuar 18 persona. Nuk raportohet për viktima.

Gruaja që kërkonte lëmoshë, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ka ngritur një ankesë kundër kësaj qendre, duke akuzuar punëtorët se po abuzojnë me autoritetin që kanë.

Ndërkaq, stafi i sigurisë së kësaj qendre ka bërë ankesë ndaj “huligantëve”.

XS
SM
MD
LG