Ndërlidhjet

BE-ja pajtohet t'i zgjasë sanksionet kundër Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Në mbledhjen në Bruksel, ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në Bruksel, që sanksionet ekonomike kundër Rusisë të zgjaten edhe për 6 muaj, deri në fund të janarit të vitit 2016.

Ambasadorët nga 28 shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një “konsensus” për t’ia zgjatur saksionet Rusisë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që ta aprovojnë këtë vendim në takimin e Luksenburgut më 22 qershor.

Saksionet në energji, mbrojtje dhe në sektorët financiarë kundër Rusisë u vendosën për një vit në korrik të vitit të kaluar, në përgjigje të aneksimit që Rusia i bëri gadishullit të Krimes të Ukrainës dhe për shkak të mbështetjes së separasitëve pro-rusë në Ukrainë.

Kremlin i mohon këto akuza, duke thënë se ushtria ruse nuk është duke luftuar në lindje të Ukrainës, pavarësisht se ka shumë dëshmi se është e kundërta.

XS
SM
MD
LG