Ndërlidhjet

Më 23 qershor në Paris diskutohet për krizën në Ukrainë


Foto arkiv
Foto arkiv

Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë kanë vendosur që të takohen më 23 qershor në Paris, për të biseduar për krizën në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka thënë sot se ministrat do diskutojnë në mënyrë të veçantë për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në nënshkruar në shkurt në Minks të Bjellorusisë.

Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot në mes të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier “është theksuar rëndësia e ndërprerjes së menjëhershme të luftimeve në lindje të Ukrainës, veçanërisht e bombardimeve të fshatrave të banuara me civilë”.

Prej se konflikti ka filluar në prill të vitit të kaluar, më shumë se 6,400 persona janë vrarë në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase po luftojnë me separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG