Ndërlidhjet

Refugjatët sirianë fillojnë të kthehen në shtëpi


Refugjatët sirianë në Turqi kanë filluar që të kthehen në shtëpitë e tyre në Tal Abjad, pasi që luftëtarët kurdë kanë marrë nën kontroll qytetin kufitar nga militantët e Shtetit Islamik.

Mediat raportojnë se sot më shumë se 200 burra, gra dhe fëmijë kanë kaluar kufirin turk në Akcakale për në Siri.

Forcat kurde kanë e kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin Tal Abyad më 16 qershor, duke ua ndërprerë kështu rrugën e furnizimit militantëve të IS-it.

Sipas Kombeve të Bashkuara, luftimet në këtë qytet ka detyruar që 23,000 njerëz të ikin nga vendi dhe të shkojnë në Turqi.

Në ndërkohë, aktivistët sirianë thonë se së paku 33 persona janë vrarë në rajonin e Damaskut pasi forcat qeveriare kanë bombarduar qytetin e kontrolluar nga rebelët Douma dhe më pas rebelët hodhën raketa në kryeqytet.

XS
SM
MD
LG