Ndërlidhjet

Gazetari rus arrestohet dhe më pas dëbohet nga Ukraina lindore


Gazetari rus Pavel Kanygin

Gazetari rus Pavel Kanygin

Një korrespondent i një gazete ruse, i cili ka sfiduar versionin zyrtarë të Kremlinit lidhur me konfliktin në Ukrainë, thotë se është arrestuar, goditur në fytyrë dhe më pas është dëbuar nga separatistët pro-rusë për në Rusi.

Korrespondenti i Novaya Gazeta, Pavel Kanygin i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është goditur në sy kur ka pasur pranga në duar, teksa ka qenë duke u marrë në pyetje nga separatistët pro-rusë.

Kanygin është arrestuar më 16 qershor, një ditë pasi kishte raportuar për protestën e disa ukrainasve para ndërtesës së administratës në Donjeck, ku protestuesit kishin kërkuar që të ndalet lufta në lindje të Ukrainës.

Kanygin ka folur sot për Radion Evropa e Lirë, pasi që është kthyer në Rusi. Ai ka thënë se është akuzuar për përdorim të drogës, spijunim për Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara dhe për mos akreditim si gazetar, për të punuar në territorin e kontrolluar nga separatistët.

Novaya Gazeta e ka cituar Kanygin që ka thënë se njëri prej zyrtarëve të sigurisë të separatistëve e ka marrë në pyetje duke i mbajtur një pistoletë, teksa e ka kërcënuar që do ta vras nëse lëvizë.

Gazetari ka thënë se kanë pyetur se për cilën palë është në konflitin në mes të separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës.

“Unë i thash se jam për paqe. Në atë moment, më goditën në sy”, ka thënë Kanygin.

Kanygin i ka thënë Radios Evropa e Lirë se personi që e ka marrë në pyetje atë ka shërbyer më parë për Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës.

Ai është gazetari i parë rus që ka marrë në intervistë dy persona të cilët më pas janë arrestuar nga forcat ukrainase, për të cilët autoritetet në Ukrainë thonë se janë ushtarë rusë.

Në intervistën e tyre, Aleksandr Aleksandrov dhe Yevgeny Yerofeyev thanë se ishin në një mision hetues të ushtrisë ruse. Të dy këta persona po akuzohen nga Kievi për pjesëmarrje në “aktivitete terroriste”.

XS
SM
MD
LG