Ndërlidhjet

Carter: Fushata kundër IS-it ngadalësohet në mungesë të rekrutëve


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter thotë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të trajnuar forcat iranikane në luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik, është ngadalësuar për shkak të mungesës së rekrutëve .

Sot Carter u ka thënë ligjvënësve në Kongresin Amerikan se “përpjekjet tona për trajnime në Irak janë ngadalëshuar. Ne thjesht nuk kemi pasur rekrutë të mjaftueshëm”.

Carter tha se Shtetet e Bashkuara kishin planifikuar që të trajnonin 24.000 irakianë këtë vjeshtë, por ata kanë rektrutë të mjaftueshëm për të trajnuar rreth 7,000 forca irakiane të sigurisë dhe 2,000 staf të kundërterrorizmit.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të dërgohen mbi 450 trupa shtesë në një bazë në perëndim të provincës së Anbarit, për të këshilluar trupat irakiane se si të organizojnë kundërofenziva ndaj luftëtarëve të IS-it.

XS
SM
MD
LG