Ndërlidhjet

Qeveria apel Sllovenisë për lejimin e kthimit të Haradinajt në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Kosovës thotë se me shqetësim e ka pranuar lajmin për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet sllovene, bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Në reagimin e Qeverisë thuhet se është shqetësuese se urdhër arrestet e tilla akoma konsiderohen valide në vende të caktuara.

“Shprehim shqetësimin tonë se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si valide në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se nuk ka asnjë arsye që z. Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që zoti Haradinaj të kthehet në Kosovë”, thuhet në fund të reagimit të Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG