Ndërlidhjet

Prokurorët: Dy ushtarë ukrainas pranojnë se kanë vrarë civilë


Foto arkiv

Foto arkiv

Zyra e Prokurorit në Kyiv, pjesë e rajonit të Donjeckut, e cila është e kontrolluar nga separatistët pro-rusë, thotë se dy ushtarë ukrainas kanë pranuar se kanë vrarë një nënë dhe vajzën e saj, pasi kanë dyshuar se ato përkrahin separatistët.

Në një deklaratë të Zyrës së Prokurorit, thuhet se gruaja 77 vjeçare dhe vajza e saj 45 vjeçare janë goditur me armë në kokë, pasi që ushtarët ukrainas kishin hyrë nëpër shtëpitë e civilëve në fshtatin e Luhanske më 15 qershor dhe kanë filluar të shtënë me armë.

“Dy ushtarë ukrainas, të cilët janë 23 dhe 25 vjeç janë arrestuar. Ata kanë pranuar se kryer vrasjen”, thuhet në deklaratë, duke mos dhënë detaje të tjera.

Që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë, në prill të vitit të kaluar, së paku 6,454 persona kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG