Ndërlidhjet

Në Sanaa disa sulme me makina bombë


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën katër makina me bombë kanë goditur xhami dhezyre politike të rebelëve Huthi, në kryeqytetin e Jemenit Saana sot, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra persona.

Ky incident vjen pas sulmeve ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, kundër pozicioneve të rebelëve Huthi në Jemen.

Mediat raportojnë se të paktën 23 persona janë vrarë në bombardime.

Një zyrtar i sigurisë ka thënë se “Katër makina bombë kanë pasur për cak byronë e Ansarullahut, xhaminë Hashush në distriktin Jifar, xhaminë Kibsi në distriktin Zira dhe xhaminë Qubat al-Khadra, duke lënë të vdekur dhjetëra persona dhe plagosur disa të tjerë”.

Më herët gjatë ditës, luftëtarët Huthi kanë hedhur në erë shtëpinë e zyrtarit të lartë politik Abdel-Aziz Jubari. Ai në ato momente ishte duke marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës.

Mediat raportojnëse në bisedimet e paqes për konfliktin e Jemenenit që po mbahen në Gjenevë, e ku po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha palëve të përfshira në konfliktin e Jemenit,nuk ka pasur përparim, as në dytën e dytë kur Kombet e Bashkuara kanë tentuar të sponzorizojnë një armëpushim për shkak të muajit të Ramazanit.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Reyad Yassin Abdulla i ka thënë Reuters në Gjenevë se në bisedimet për paqe “nuk është bërë asnjë përparim”.

XS
SM
MD
LG