Ndërlidhjet

SHBA: Iraku të tregoj përkushtim në luftën kundër IS-it


Ashton Carter

Ashton Carter

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së Irakut për “përkushtim më të madh” në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, gjatë një dëgjimi të djeshëmm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara tha se ushtria amerikane kishte shpresuar për t’i stërvitur 24 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut, deri këtë vjeshtë, por deri tash janë rekrutuar vetëm 9 mijë irakianë.

“Ne thjesht nuk kemi mjaft rekrutë”, tha Ashton Carter, dhe ka shtuar se “derisa Shtetet e Bshkuara janë të hapura për ta mbështetur më tepër Irakun, se sa që këtë e bëjmë tash, ne duhet të shohim përkushtim më të madh nga të gjitha pjesët e qeverisë së Irakut”.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se do t’i dërgojnë 450 pjesëtarë të ushtrisë në një bazë të re në provincën perëndimore Anbar në Irak, kryesisht, për këshillimin e irakianëve për planifikim dhe ekzekutim të kundërofensivës ndaj luftëtarëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG