Ndërlidhjet

SHBA: Nga të shtënat në kishë - 9 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Nëntë vetë janë vrarë nga të shtënat në një kishë historike afrikano-amerikane në shtetin amerikan, Karolina Jugore.

Autoritetet thanë se tetë persona ishin vrarë brenda kishës në qytetin Çarlston, mbrëmë vonë, ndërsa një tjetër ka vdekur më vonë.

Një i plagosur gjendet në spital.

Policia tash është në kërkim të të dyshuarit, me moshë ndërmjet 20 dhe 30 vjeçar.

Duke i përshkruar këto të shtëna si “krim të urrejtjes”, shefi i policisë së qytetit, Gregory Mullen, tha se “është e pakuptueshme që dikush në shoqërinë e sotme do të hynte brenda në kishë, ku njerëzit luteshin dhe i vranë ata”.

Kjo kishë e shekullit të 19-të, është njëra nga objektet e kultit më të vjetra në Shtetet e Bashkuara.

Njëri nga themeluesit e saj ishte një lider i revoltës së dështuar të skllavëve në vitin 1822.

XS
SM
MD
LG