Ndërlidhjet

BE: Ministrat e financave bisedojnë për Greqinë


Yanis Varoufakis
Yanis Varoufakis

Ministrat e financave të vendeve të eurozonës së Bashkimit Evropian sot në Luksemburg bisedojnë për problemet me borxhe të Greqisë.

Para takimit, ministri i financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, tha se Athina e ka “obligim moral dhe politik” për të arritur marrëveshje me kreditorët, por duket se takimi në Lukesmburg nuk do të sjellë ndonjë zgjidhje të menjëhershme.

Bashkimi Evropian dëshiron që Greqia t’i zvogëloj shpenzimet për 2 miliardë euro, për ta siguruar një marrëveshje, me të cilën do të zhbllokohej fondi i ndihmës.

Greqia ballafaqohet me falimentim, nëse deri në fund të këtij muaji nuk e paguan borxhin prej 1.5 miliard eurosh për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG