Ndërlidhjet

Serbia e shokuar nga plani i Hungarisë


Imigrantët ilegalë në Suboticë të Serbisë afër kufirit me Hungarinë

Imigrantët ilegalë në Suboticë të Serbisë afër kufirit me Hungarinë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është “i befasuar dhe i shokuar” me planin e qeverisë së Hungarisë, për ta mbyllur kufirin me Serbinë dhe për ndërtimin e një rrethoje përgjatë kufirit për ta ndalur hyrjen e imigrantëve ilegalë.

“Jam i befasuar dhe i shokuar”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “do të diskutojmë për këtë vendim me kolegët hungarezë”.

Këto komeente ai i bëri në Televizionin shtetëror të Serbisë nga Osloja, ku gjendet për vizitë.

Dje, më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se qeveria kishte kërkuar nga ministria e brendshme që t’i “filloj punët përgatitore për një rrethojë të lartë katër metra përgjatë kufirit”, prej 175 kilometrash.

“Imigrimi është njëri prej problemeve më serioze me të cilat sot ballafaqohet Bashkimi Evropian”, tha Szijjarto, dhe ka shtuar se “shtetet e BE-së janë duke kërkuar zgjidhje, por Hungaria nuk mund të pres më shumë”.

Numri i imigrantëve dhe azilkërkuesve, që po hyjnë në Hungari, shumica duke kaluar kufirin jugor me Serbinë, është rritur shumë prej gjysmës së dytë të vitit 2014.

Zyrtarët thonë se deri tash këtë vit afro 54,000 imigrantë kanë hyrë në Hungari.

XS
SM
MD
LG