Ndërlidhjet

Bruksel: Kosova dhe Serbia diskutuan edhe për urën në Mitrovicë


Maja Kocijançiq
Maja Kocijançiq

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar dje në Bruksel, me ç’rast është biseduar për “lirinë e lëzivjes dhe zgjidhjen e çështjes së urës në Mitrovicë, dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, të dy palëve u ka paraqitur vlerësimet dhe sugjerimet për përparim”, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “të dy palët janë pajtuar që përsëri të takohen të hënën, për t’i shqyrtuar elementet për zgjidhje, që do ta hapnin rrugën e ripërtritjes së funksionimit të urës në periudhën e ardhshme”.

Grupet punuese për çështjet e tjera për zbatimin e marrëveshjeve në dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, siç janë energjia, telekomunikimet, pastaj ajo e asociacionit të komunave me popullatë shumice serbe në Kosovë, po ashtu, e vazhdojnë punën këtë javë, thuhet në njoftimin e BE-së.

XS
SM
MD
LG