Ndërlidhjet

Vuçiq: Lidhur me Haradinajn po ndodhin gjëra të çuditshme


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Slloveni, tha se kjo është hera e 50-të që ai udhëton me të njejtën pasaportë diplomatike, ndërsa tash, disa ditë para bisedimeve në Bruksel, e ndalojnë.

Sipas tij po ndodhin disa gjëra të çuditshme.

“Qartas se do të ketë presione ndaj Serbisë, por ne jemi në gjendje tu bëjmë ballë edhe ditëve më të vështira”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se “shkojmë në Bruksel për të arritur marrëveshje, por do të shohim se a do të ndodhë kjo, pasi për tango janë të nevojshëm dy vetë", tha kryeministri i Serbisë, raporton B92.

Ai, mëtutje, ka theksuar se “na mbetet vetëm kjo brengë e madhe për ta ruajtur stabilitetin, dhe për këtë arsye nuk guxojmë të reagojmë me padurim, por as të lejojmë që dikush të na poshtërojë dhe të na shkelë”.

XS
SM
MD
LG