Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme.

Gjashtëdhjetë e pesë deputetë kanë votuar për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për ndalimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga ana e autoriteteve sllovene, sipas një fletarrestim të lëshuar nga ana e Serbisë.

Shefja e grupit Parlamentarë AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të Ramush të Haradinajt.

Ajo ka thënë se kjo sjellje e autoriteteve sllovene, është irrituese dhe fyese për Kosovën

XS
SM
MD
LG