Ndërlidhjet

Breedlove: Rusia nuk vepron si fuqi përgjegjëse atomike


Philip Breedlove

Philip Breedlove

Komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan, Philip Breedlove, thotë se zhvillimi i planifikuar i kapaciteteve të reja raketore, që mund të bartin kokë atomike luftarake, nuk është përkatëse për Rusinë, si një fuqi bërthamore përgjegjëse.

“Kjo nuk është mënyra se si sillet një shtet me përgjegjësi atomike”, tha komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Breedlove.

“Retorika që i shton tensionet në kuptimin bërthamor nuk është sjellje me përgjegjësi dhe ne kërkojmë që këto shtete veçanërisht ta menaxhojnë këtë tip të armatimit në mënyrë shumë më përgjegjëse”, është shprehur zoti Breedlove.

Më 16 qershor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se këtë vit Rusia do t’i shtoj edhe 40 raketa të reja balistike ndërkontinentale në arsenalin e vet atomik.

Lideri i Rusisë, po ashtu, ka theksuar se nuk është veçanërisht i shqetësuar me planet e Shteteve të Bashkuara, që me gjasë do të vendos armatim të rëndë në Evropë.

“Ne jemi kundër çfarëdo gare të armatimit pasi normalisht ajo i dobëson kapacitetet tona ekonomike”, tha dje Yuri Ushakov, ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG