Ndërlidhjet

Vukçeviq: Rasti Haradinaj mendoj se do të përfundoj shpejt


Vlladimir Vukçeviq

Vlladimir Vukçeviq

Prokurori për krime të luftës në Serbi, Vlladimir Vukçeviq, thotë se është i befasuar me zhvillimet lidhur me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Edhe vetë jam i befasuar, dhe nuk dua të komentoj”, tha Vukçeviq dhe ka shtuar se “mendoj se kjo në mënyrë rutinore do të përfundoj shumë shpejt”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Lubjanës në Slloveni, sipas një fletarresti të Serbisë.

Bashkëpunëtorë të afërt të tij, që gjenden së bashku me zotin Haradinaj në Lubjanë, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë në pritje të procedurave gjyqësore për lirimin e liderit opozitar të Kosovës.

XS
SM
MD
LG