Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Tre ushtarë të vrarë në pjesën lindore


Ushtari ukrainas e mbanë flamurin e dëmtuar kombëtar në një pozicion në pjesën lindore të Ukrainës

Ushtari ukrainas e mbanë flamurin e dëmtuar kombëtar në një pozicion në pjesën lindore të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës thotë se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, në luftimet në pjesën lindore të këtij vendi.

Zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andriy Lysenko, tha sot se ushtarët janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

“Përleshjet nuk janë aspak më të rralla dhe në disa pjesë ato janë shndërruar në shkallë të plotë të operacioneve ushtarake”, tha Lysenko.

Nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, prej prillit të vitit të kaluar, janë vrarë 6,400 vetë.

Gjatë javëve të fundit, të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për rritje të sulmeve, megjithë armëpushimin e arritur në muajin shkurt në Minsk.

XS
SM
MD
LG