Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet masa për tërheqjen e ushtarëve nga Iraku


Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington
Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbrëmë e ka refuzuar legjislacionin, sipas të cilit, presidenti, Barack Obama, do të ishte i detyruar që të gjitha trupat nga Iraku, t’i tërheq brenda një muaji prej ditës së sotme.

Kjo masë u refuzua me 288 ndaj 139 votave.

Sikur të miratohej ky dokument, atëherë Obama do të detyrohej që brenda 30 ditësh t’i largonte afro 3,500 ushtarë nga Iraku ose deri në fund të këtij viti, nëse administrata do të përcaktonte se nuk do të kishte siguri që kjo tërheqje të bëhej brenda 30 ditësh.

Anëtarët e Dhomës Përfaqësuese nga Partia Demokratike e zotit Obama fuqishëm e favorizonin tërheqjen, pasi 120 prej tyre votuan për, të mbështetur nga 19 republikanë.

Sponzorizuesit e kësaj mase kishin shpresuar se kjo do të çonte në autorizim formal për përdorim të forcës ushtarake për fushatë kundër luftëtarëve të grupit militant, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri.

Në gusht të vitit të kaluar, Barack Obama i ka urdhëruar sulmet ajrore kundër grupit militant, por ligjvënësit ende nuk kanë debatuar ose votuar për autorizim për këtë konflikt.

XS
SM
MD
LG