Ndërlidhjet

Rusi: Analizohet lëvizja e Belgjikës për konfiskimin e pasurisë


Pamje nga një pjesë e Moskës
Pamje nga një pjesë e Moskës

Moska thotë se me kujdes po e analizon lëvizjen e Belgjikës për konfiskimin e pasurisë ruse në këtë vend.

Mediat ruse kanë raportuar se përmbaruesit gjyqësorë të Belgjikës i kanë njoftuar dhjetëra kompani dhe organizata joqeveritare, gjatë ditës së djeshme, të cilave qeveria ua ka ngrirë çfarëdo pasurie shtetërore ruse në pronësi të tyre.

Përmbaruesit thonës e konfiskimi është i bazuar në vendimin nga korriku i vitit 2014 të një gjykate të arbitrazhit në Hagë, për shpërblimin e 1.6 miliard dollarësh të ish-aksionarët e firmës ruse të naftës, tash të rasformuar, Yukos.

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, tha sot se “ne tash jemi në shqyrtim të kujdesshëm të të gjitha rrethanave të këtyre pretendimeve”.

Andrei Belousov, një ndihmës i presidentit, Vladimir Putin, tha se “jemi të shqetësuar meqë presim që një numër i shteteve do të ndërmarrë masa të ngjashme”.

XS
SM
MD
LG