Ndërlidhjet

Rreth 98% e të lënduarve rëndë, vdesin në vendin e ngjarjes


Qendra Klinike Universitare e Kosovës, frekuentohet nga më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë ditës.

Ndërkaq, në Klinikën Emergjente gjatë vitit 2014, ndihmën e emergjencës mjekësore e kanë kërkuar rreth 45 mijë raste.

Por, njëra nga kriteret që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, është zbatimi i ligjit për kujdesin emergjent mjekësor.

Kosova e ka ligjin për kujdesin emergjent mjekësor, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 22 prill të vitit 2006, por që nuk përmbush kriteret e nevojshme.

Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Ministrinë e Shëndetësisë, në vitin 2013 është formuar grupi punues për hartimin e ligjit per kujdesin emergjent mjekësor.

Rekomandimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë qenë që ligji aktual për kujdesin e shërbimeve emergjente, duhet të ndryshohet dhe plotësohet në bazë të kritereve të Bashkimit Evropian, pasi që shërbimet emergjente duhet të jenë në bashkërenditje me standarde të njëjta.

"Në bazë të rekomandimeve vendore dhe ndërkombëtare, kemi marrë të gjitha sugjerimet. Pas përfundimit të draft-projektit është dërguar në Kuvendin e Kosovës për miratim. Ne si ekspertë nga kjo lëmi i kemi dhënë sugjerimet që forma organizative e shërbimeve emergjente me ligjin e ri, të përcaktojë qartë fushën e organizimit dhe zbatimit të veprimit emergjent".

"Në ligj nuk mund të përshkruhet çdo detaj, por me aktet nënligjore më pas do të përcakojnë standardet e kapaciteteve hapësinore, standarde për pajisje, standarde për barna dhe material shpenzues si dhe standarde për edukim dhe trajnim për shërbime emergjente", tha Lenjani.

Ndërkaq, Time Kadriaj, nga Komisioni për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se për ligjin për kujdesin emergjent mjekësor, do të shihet nëse do të kalojë ose jo në Kuvendin e Kosovës.

"Për objektin e emergjencës së re me traumatologjinë, do të provojmë ta rregullojmë ligjin ashtu siç është më së miri, por në Kuvendin e Kosovës, gjitha vendimet merren me vota. Kjo varet nga secili deputet, ku do të diskutohet brenda grupit punues dhe brenda komisionit parlamentar, por megjithatë ato amendamente kanë të drejtë të dalin në seancën plenare pa pëlqimin e komisionit, dhe seanca është ajo që vendos se a do të kalojë ose jo ligji", tha Kadriaj.

Ndryshe mbi 95 deri në 98 për qind të të lënduarve rëndë vdesin në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe në Klinikën Emergjente, si mungesë e kapaciteteve profesionale dhe hapësirave.

Andaj, grupi i ekspertëve mjekësor emergjent po kërkon klinikë të re emergjente, në mënyrë që të plotësohen standardet e kërkuara.

"Sa i përket Qendrës Emergjente tash për tash, ajo funksionin e kryen në kuadër të QKUK-së, por ne nuk kemi buxhet të veqantë. Ne pranojmë të sëmurë, diagnostikojmë, trajtojmë dhe sistemojmë, por klinika e re emergjente do t'i ketë të gjitha kapacitetet që 7 ditët e para të sëmurët me rrezik jete të qëndrojnë aty", tha Lenjani.

Valbon Krasniqi, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, thotë se Klinika e re e Emergjencës është paraparë të ndërtohet dhe tashmë janë kryer të gjitha procedurat e tenderimit, ku edhe janë ndarë një pjesë e mjeteve financiare.

"Sa i përket plotësimit të kritereve lidhur me shërbimet e reja emergjente mjekësore tashmë Ministria e Shëndetëissë ka shpallur tenderin për ndërtimin e Klinikës së re të Emergjencës".

"Është projekt që parashihet të jetë tre vjeçar. Zyra përkatëse është në proces të vlerësimit për ofertat që kanë ardhur për këtë projekt. Për këtë vit, Ministria e Shëndetësisë ka të ndara dy millionë euro, derisa është paraparë të kushtojë deri në 10 milionë euro. Pra, të gjitha procedurat e tenderimit kanë kaluar dhe është në fazë të vlerësimit", tha Krasniqi.

Sidoqoftë sipas zotit lenjanigrupi I ekspertëve nga Organziata Botërore e Shëndetësisë , të cilët njëherit edhe kanë qenë përkrahës të ligjit , kanëdhënë rekomandimet e veta, rekomandime të cilat sipas zotit Lenjani do të ulin vdekshmërinë, invaliditetin , sëmundshmërinë dhe të ngritet cilësia e shërbimeve shëndetësore emergjente.

XS
SM
MD
LG