Ndërlidhjet

Kapen rreth 6,000 kg duhan i kontrabanduar


Ilustrim
Ilustrim

Njësitet e doganës pas hetimeve kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

Pas identifikimit të një lokaliteti të dyshuar për përpunimin e duhanit dogana në bashkëpunim me prokurorin kompetente përmes mandatit të gjykatësit kompetent ushtruan bastisje në një shtëpi private në Ferizaj.

“Gjatë kontrollit të hapësirave në këtë shtëpi u arritën të kapën dhe sekuestrohen sasia prej rreth 6000 kg duhan (ku 5000 kg duhan i pa-përpunuar dhe afër 1000 kg duhan i përpunuar) si dhe një makinë për përpunim te duhanit. Vlera totale e mallrave është afër 15,000”, thuhet në njoftimin e Doganës.

XS
SM
MD
LG