Ndërlidhjet

Policia identifikon personin që sot vrau 9 veta


Policia në shtetitn e Karolinës Jugore sot po kërkon një person të bardhë për vrasjen e 9 personave në një kishë historike afrikano-amerikane. Këtë incident, autoritetet e cilësuan si “krim të urrejtjes”.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka hapur hetimet për këtë krim që ndodhi në qytetin Charleston.

Policia ka arritur që të identifikojë sulmuesin, 21 vjeçarin Dylann Roof.

Shefi i policisë në Charleston, Gregory Mullen ka thënë se sulmuesi, 21 vjeçari, ishte i racës së bardhë ishte ulur brenda kishës përpara se të hapte zjarr.

Policia thotë se sulmuesi është shumë i rrezikshëm por akoma nuk dihet vendodhja e tij.

XS
SM
MD
LG