Ndërlidhjet

Nuland: Plani rus për raketat balistike, më pak dramatik në realitet


Victoria Nuland

Victoria Nuland

Një zyretare e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit, sot ka hedhur poshtë njoftimin nga Rusia që ajo do të shtojë dhejtëra raketa të reja balistike, në arsenalin e saj bërthamor.

Ndihmës seretarja amerikane e shtetit për Çështje Evropiane, Victoria Nuland u tha gazetarëve gjatë një vizite në Pragë se “ato lloj lajmërimesh kur thuhen publikisht, padyshim se kanë efekt të vrullshëm”.

“Kur ne shikojmë në atë se çka realisht po ndodhë brenda Rusisë, është më pak dramtike”, tha ajo, duke komentuar deklaratën e Presidentit rus Vladimir Putin, bërë më 16 qershor, kur prezantoi planet që kishte për arsenalin rus.

Putin pati deklaruar se Rusisë do t’i shtohen mbi 40 raketa balistike interkontinentale vetëm këtë vit.

Por një ditë pas këtyre deklaratave, Kremlini tha se Rusia nuk dëshiron që të hyjë në një garë të kushtueshme të armëve me Perëndimin, duke thënë se kjo gjë do të dëmtonte ekonominë ruse.

XS
SM
MD
LG