Ndërlidhjet

logo-print

Shënohet 200 vjetori i Betejës së Waterloo


Pjesëtarë të familjeve mbretërore, personalitete të shquara dhe ushtarë nga mbarë bota sot shënuan 200 vjetorin e Betejës së Waterloo, një çast ky vendimtar në historinë evropiane, që shënoi fundin e dominimit të kontinentit nga Franca dhe perandori i saj Napoleoni.

Mbreti i Belgjikës, Philippe udhëhoqi ceremoninë, ku morrën pjesë qindra mysafirë.

Ceremonia u zhvillua afër vendit të betejës, ku 10,000 ushtarë vdiqën në betejën që zgjati gjysmë dite më 18 qershor 1815, në mes të trupave franceze dhe koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Duka britanez i Wellingtonit.

Përderisa në këtë ngjarje ku morrën pjesë përfaqësues të familjeve mbretërore, dhe krerë të tjerë të shquar, Franca dërgoi vetëm një delegacion të thjeshtë.

Ndërkaq, më 17 qershor në ceremoninë e cila u zhvillua në Katedralen Paul në Londër,ishin të pranishëm Princi Charles dhe kryeministri britanik David Cameron.

XS
SM
MD
LG