Ndërlidhjet

Presidentja dënon aktet e dhunës ndaj pronës së kompanive sllovene


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar aktet e dhunës ndaj pronës ë kopmanive afariste sllovene që veprojnë në Kosovë.

Presidentja i la vlerësuar këto veprime si të papranushme dhe në kundështim me vlerat e shoqërisë demokratike.

“Presidentja Jahjaga thekson se aktet e dhunshme të drejtuara ndaj pronës së kompanive sllovene, pavarësisht nga motivet, janë veprime vandale dhe cenojnë lirinë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.

“Veprimet vandale të drejtuara ndaj pronës pengojnë zhvillimin demokratik të vendit, dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin e tij dhe pengojnë gjithashtu edhe bërjen e biznesit në vend. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera ndërtohen me mirëbesim dhe veprimet e Kosovës gjithnjë do të jenë në mbështetje të akteve, normave dhe ligjeve ndërkombëtare”, thuhet tutje në deklaratë.

Jahjaga u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe maturinë, ndërkaq ka kërkuar nga organet e rendit që të kapin autorët e akteve të dhunës dhe t’i nxjerrin para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG