Ndërlidhjet

Vdes personi më i vjetër në botë


Ilustrim

Ilustrim

Ka vdekur personi më i vjetër në botë. Jeralean Talley ka vdekur në shtëpinë e saj në Detroit në moshën 116 vjeçare.

Talley u lind më 23 maj të vitit 1899, në Gjeorgji të SHteteve të Bashkuara, dhe vdiq më 17 qershor në shtëpinë e saj, ka thënë vajza e saj Thelma Holloëay.
“Ajo ishte e gatshme që të kthehen në shtëpi dhe të pushonte”, i ka thënë Holloëay 77 vjeçe Detroit Free Press.

“Kur ajo vdiq nuk buajti. Ajo i kërkoi zotit që ta merrte paqësisht dhe ashtu ndodhi. Tashmë ajo është në paqe”, tha ajo.

Talley ka pritur tre gjenerata të stërnipave. Ajo ishe shpallur personi më i vjetër i gjallë në Shtetet e Bashkuara.

Tash personi më i vjetër në botë është Susannah Mushat Jones, e cila jeton në Neë York. Ajo është 115 vjet e 347 ditë e vjetër.

XS
SM
MD
LG