Ndërlidhjet

Obama kërkon që legjislacioni për armë të kalojë në Kongres


Presidenti i SHBA-ve Barack Obama
Presidenti i SHBA-ve Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka sulmuar sistemin e bllokuar politik, i cili ka pamundësuar adresimin e dhunës që shkaktohet nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Një ditë pasi SHBA-të u bënë dëshmitare të një krimi të rënd, ku u vrarë 9 persona me ngjyrë në një kishë në Charlston, Obama ka shprehur frustrimin e tij, që nuk ka mundur të sjellë ndryshimin që e kishte premtuar që 7 vjet.

Megjithëse ai e ka luftuar “fuqishëm” sistemi vazhdon të jetë “i prishur”, u ka thënë ai donatorëve demokratë, në një ngjarje të organizuar në Kaliforni.

“Kongresi nuk po funksionon ashtu siç duhet”, tha ai.

Obama ka kërkuar që të kalojë legjislacioni për armë, por kongresistët amerikanë kanë dështuar që të mbledhin votat e duhura për shkak të kundërshtimit të madh të lobistëve të armëve.

“Edhe njëherë njerëzit e pafajshëm u vranë sepse dikush që dëshironte t’i lëndonte nuk e kishte të vështirë që të siguronte një armë zjarri”.

“Në një moment, ne si shtet duhet të ballafaqohemi me faktin se ky lloj i dhunës masive nuk ndodh në vendet e tjera të përparuara”, tha presidenti Obama.

XS
SM
MD
LG