Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet me 2 vjet e gjysmë burgim shoku i Tsaranevit


 Dzhokhar Tsarnaev, i dënuar për sulmet me bomb në maratonën e Bostonit

Dzhokhar Tsarnaev, i dënuar për sulmet me bomb në maratonën e Bostonit

Shoku i të dënuarit për bombardimet në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsaranev, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg, për shkak se ka penguar FBI-në që të kryejë hetimet për sulmin, thonë autoritetet amerikane.

Khairullozhon Matanov nga Kirgizia, u deklaruar fajtor në muajin mars, për shkak se ai kishte fshirë historinë e kërkimeve në internet, ishte munduar të fshinte thirrjet telefonike dhe kishte gënjyer se ishte takuar me vëllezërit Tsarnaev pas sulmit në Boston.

Më pak se një orë pas sulmit, më 15 prill 2013, Manatov e kishte thirrur Tsarnaevin dhe vëllain më të madh të tij Tamerlan dhe i kishte ftuar në darkë.

Kur në vonë ai mësoi se dy vëllezërit ishin personat që kishin vendosur bombat në vijën e finishit të maratonës, Manatov kishte fshirë historinë e kërkimeve në internet dhe kishte gënjyer policinë se ai kishte kontaktuar së fundmi me të dyshuarit.

Autoritetet kanë thënë se Manatov nuk ka ditur për planet e vëllezërve Tsarnaev por veprimet e tij penguan hetimet.

Edhe tre shokë të Tsarnaevit janë dënuar me burgim prej 3 deri në 6 vjet për pengim të hetimeve.

Manatovit do t’i numërohen qëndrimiprej 13 muajsh në paraburgim, prej se është arrestuar në maj të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG