Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Nga zjarri në një hotel vdesin 10 persona


Foto arkiv

Foto arkiv

Policia thotë se së paku 10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, pasi shpërthimit të një zjarri në një hotel në veri të Indisë.

Policia thotë se zjarri filloi mëngjesin e sotëm në restorantin e hotelit dhe më pas u shpërnda edhe në pjesë të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Pratapgarha në shtetin Uttar Pradesh.

Sipas policisë, shkaktari i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik.

Ndërkaq, 13 mysafirë të hotelit kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera, teksa janë munduar që të dalin nga ndërtesa e hotelit. Në spital janë shtruar 9 persona të tjerë, të cilët kanë lëndime më serioze.

XS
SM
MD
LG