Ndërlidhjet

Rrjedha Turke kalon nëpër Greqi


Ilustrim
Ilustrim

Greqia dhe Rusia kanë nënshkruar një memorandum për shtritjen e tubacionit të gazit në Evropë Rrjedha Turke, e cila do të kalojë nëpër territorin grek.

Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak dhe homologu i tij grek, Panagiotis Lafazanis kanë nënshkruar këtë dokument në margjinat e formunit ekonomik, i cili po mbahet sot në Shën Petersburg.

Ministri grek tha se financimi do të vijë nga banka shtetërore e Rusisë. Ai shtoi se Greqia ka nevojë për përkrahje dhe jo presion, gjatë kësaj periudhe kur po përballet me krizën e boxheve, duke theksuar se bashkëpunimi me Rusinë nuk po bëhet me qëllim të keq kundër vendeve të tjera apo Evropës.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se tubacioni i propozuar do të kthejë Greqinë në një qendër të madhe të tranzitit të gazit, duke bërë që shteti grek të fitojë miliona dollarë nga pagesat e tranzitit.

XS
SM
MD
LG