Ndërlidhjet

Cameron: Shteti Islamik, kërcënimi më i madh ndaj botës


David Cameron, foto nga arkivi
David Cameron, foto nga arkivi

Kryeministri britanik, David Cameron, ka bërë thirrje për një betejë më të fuqishme kundër ideologjisë radikale të grupit militant Shteti Islamik, të cilin e ka cilësuar si kërcënimin më të madh ndaj botës.

Gjatë një adresimi në një konferencë mbi sigurinë në Bratisllavë të Sllovakisë, Cameron ka thënë se është e domosdoshme për secilin, nisur nga qeveritë, e deri te komunitetet dhe familjet, të bëjnë krejt çka është e mundur për të parandaluar radikalizimin dhe rekrutimin e të rinjve nga ana e ekstremistëve.

XS
SM
MD
LG