Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida mohon vrasjen e liderit të saj në Libi


Mokhtar Belmokhtar

Mokhtar Belmokhtar

Dega e Al Kaidës në Afrikën e Veriut ka mohuar raportet se lideri i saj, Mokhtar Belmokhtar, është vrarë në Libi.

Në një postim në Twitter, Al Kaida ka thënë se Belmokhtar, i njohur edhe si Khalid Abu al-Abbas, është “gjallë dhe mirë”.

Qeveria e Libisë ka njoftuar më 15 qershor se Belmokhtar, figurë e lartë e kryengritjeve në gjithë Afrikën e Veriut, është vrarë nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.

Pentagoni ka thënë se Belmokhtar është sulmuar, por nuk ka konfirmuar vrasjen e tij.

XS
SM
MD
LG