Ndërlidhjet

Bajrami dënon sulmet ndaj kompanive sllovene


Prishtinë

Prishtinë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka dënuar sulmet kundër kompanive sllovene në Prishtinë, të cilat kanë ndodhur të enjten, në shenjë pakënaqësie me ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Slloveni.

“Sulmet ndaj bizneseve sllovene në Kosovë janë të papranushme për MTI-në sot, kur i gjithë rajoni është në konkurrecë se kush më shumë mund të tërheqë investime të huaja, për të krijuar rritje ekonomike dhe vende pune. Sulmi ndaj bizneseve është dëmi më i madh që ne i bëjmë vendit tonë”, ka thënë Bajrami përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj është ndaluar qysh të mërkurën në Slloveni, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia, 11 vjet më parë.

XS
SM
MD
LG