Ndërlidhjet

Pakistani pezullon dënimin me vdekje gjatë Ramazanit


Pakistan

Pakistan

Pakistani ka pezulluar dënimin me vdekje gjatë Muajit të Ramazanit.

Urdhri është dhënë nga kryeministri Nawaz Sharif.

Ramazani në pjesët më të mëdha të Pakistanit ka nisur sot.

Pakistani ka rikthyer ndëshkimin kapital në muajin dhjetor, pas një sulmi të talibanëve, i cili ka vrarë 154 veta, shumica nga ta fëmijë.

Qysh atëherë janë varur rreth 150 të dënuar.

Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera u kanë kërkuar autoriteteve pakistaneze që të rivendosin moratoriumin mbi ekzekutimet.

XS
SM
MD
LG